259 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar ngritje duke krahasuar me atë në ditët e para të këtij viti.

Por, numri i pacientëve të spitalizuar që po trajtohen për COVID-19 në QKUK dhe nëpër spitalet rajonale ka shënuar rënie duke e krahasuar me ditët e para të këtij viti, shkruan SuharekaOnline.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka njoftuar se aktualisht në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 503 pacientë, prej të cilëve 259 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Ndërsa, në spitalet rajonale 329 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe 5 pacientë janë duke u trajtuar me respirator.

Ndryshe, sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike janë identifikuar 279 raste pozitive me COVID-19, 14 raste vetëm në Komunën e Suharekës.

RAPORTO