251 ushtarë të rinj, e 1000 ushtarë më shumë brenda një viti në FSK

29.07.2022

Kjo rritje do të vazhdojë me 300 rekrutë që diplomojnë pas 9 javësh, dhe 612 ushtarë aktiv dhe 367 rezervistë që do rekrutohen përmes konkursit të ri në shtator, tha ministri Mehaj. “Për ta mbrojtur vendin tonë dhe për të siguruar paqen, ne na duhen personel i përgatitur dhe me pajisje moderne, për këto do […]

251 ushtarë të rinj, e 1000 ushtarë më shumë brenda një viti në FSK Foto: Ilustrim

Kjo rritje do të vazhdojë me 300 rekrutë që diplomojnë pas 9 javësh, dhe 612 ushtarë aktiv dhe 367 rezervistë që do rekrutohen përmes konkursit të ri në shtator, tha ministri Mehaj.

“Për ta mbrojtur vendin tonë dhe për të siguruar paqen, ne na duhen personel i përgatitur dhe me pajisje moderne, për këto do të punojmë fort dhe pa u ndalur”, theksoi Mehaj.

“Sot, përpos neve dhe familjarëve tuaj që jemi mbledhur këtu, e ndjej që sikur edhe dëshmorët tanë janë këtu me ne, ata janë krenar, ata janë pafundësisht krenar me ju. Ata janë të qetë sepse atdheun e kanë lënë në duar të sigurta”, tha Mehaj.