Sipas të dhënave të IKSHPK-së, në Komunën e Suharekës nuk është asnjë rast aktiv me COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme janë shënuar 52 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 15 qytetarë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.384, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,140 persona.

Në 24 orët janë dhënë 6 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.405 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.