250 kamera të trupit për policët e Kosovës, Hoxha: Do të rrisin llogaridhënien dhe transparencën

01.08.2023

Sot është bërë pranimi i donacionit për kamerat e trupit të Policisë së Kosovës, i cili është projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Gazmend Hoxha, drejtor i Policisë së Kosovës falënderoi Ambasadën Amerikanë për përkrahjen e vazhdueshme, gjersa bëri të ditur se si donacion […]

250 kamera të trupit për policët e Kosovës, Hoxha: Do të rrisin llogaridhënien dhe transparencën Foto: Ilustrim

Sot është bërë pranimi i donacionit për kamerat e trupit të Policisë së Kosovës, i cili është projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Gazmend Hoxha, drejtor i Policisë së Kosovës falënderoi Ambasadën Amerikanë për përkrahjen e vazhdueshme, gjersa bëri të ditur se si donacion kanë marr 50 kamera të trupit.

“Ne si Polici mundohem t’i kryejmë detyrat me nder dhe respekt, bazuar në ligjin dhe standardet më të larta demokratike…”, tha ai.

Drejtori Hoxha tha se 250 kamerat e trupit për Policinë e Kosovës do të jenë të dobishme, si dhe do të rrisin llogaridhënien dhe transparencën e punës.

“Kjo do të ndikojë edhe në rritjen e besimit te qytetarët”, tha ai.  /Telegrafi/