25 të testuarit nga Korisha rezultojnë negativ për covid-19

Sot më 05.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 93 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Nga mostrat e marra për testim 25 mostra ishin marr ditën e shtunë nga familjar dhe të afërm të pacientes tashmë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 nga fshati Korishë.

Në një linjë telefonike për SuharekaOnline nënkryetari i Shtabit Emergjent, Rexhë Ukaj ka konfirmuar lajmin se mostrat e marra kanë rezultuar negative.

“Po para pak minutash jam informuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës se të gjitha mostrat kanë rezultuar negative, pra janë mostra të marra nga familjar dhe të afërm të pacientes” ka thënë Ukaj.

Nënkryetari i Shtabit Emergjent, Rexhë Ukaj edhe njëherë ka kërkuar nga banorët që këtë situatë ta kalojnë pa panikë dhe sipas udhëzimeve të institutit.

RAPORTO