25 aksidente e mbi 1355 tiketa për 24 orë

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 25 aksident.e komunikacioni, ku pati edhe tiketa trafiku dhe arrestime.

Sipas Raportit të Policisë së Kosovës, për 24 orë kanë ndodhur 25 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 11 aksidente ishin me të lënduar dhe 14 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë 24 orëshin e fundit, Policia kishte shqiptuar 1355 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 22 arrestime.

Policia e Kosovës, 14 persona i dërgoi në mbajtje dhe 4 persona janë në vuajtje të dënimit.

RAPORTO