Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 10.614 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 890 raste pozitive.

lajm në zhvillim

3 të vdekur dhe 27 raste të reja me COVID-19 në Suharekë

15:32 Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  203, Prizren  119, Podujevë  72, Ferizaj  66, Pejë  63, Gjilan  41, Mitrovicë  41, Fushë Kosovë  39, Gjakovë  37, Vushtrri  35, Suharekë  27, Viti  17, Klinë  16, Lipjan  15, Shtime  12, Obiliq  12, Gllogoc  11, Malishevë  11, Deçan  11, Dragash  10, Kamenicë  8, Skenderaj  8, Rahovec  7, Istog  3, Mamushë  2, Hani i Elezit  2, Novobërdë  1, Kaçanik  1.

Rastet e vdekjs nga COVID-19 janë nga këto vende: Prizren  3, Suharekë  3, Gjilan  2, Gjakovë  2, Lipjan  2, Rahovec  2, Kamenicë  1, Vushtrri  1, Mitrovicë  1, Pejë  1, Deçan  1, Podujevë  1, Viti  1, Prishtinë  1, Fushë Kosovë  1, Gllogoc  1.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 1.712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.

Në total numri i rasteve aktive është 26.688.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 9022.623 doza të vaksinës. Deri më sot 307.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

https://www.facebook.com/597689407055317/posts/2081394908684752/?d=n