232 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 19 në Prizren
Bazuar në raportet nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjthshme, të shtrirë si pasojë e COVID-19, janë në trajtim 232 pacientë. Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në 7 spitalet e përgjithshme, po trajtohen 232 pacientë. Në saje të raportit 24 orësh të punës, për datën 21 maj 2021, […]
Bazuar në raportet nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjthshme, të shtrirë si pasojë e COVID-19, janë në trajtim 232 pacientë.
Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në 7 spitalet e përgjithshme, po trajtohen 232 pacientë.
Në saje të raportit 24 orësh të punës, për datën 21 maj 2021, 133 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19.
9 persona janë në gjendje të rëndë shëndetëssore, ndërsa 160 nën asistim të oksigjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 130 pacientë: 7 pacientë janë në gjendje të rënduar, 72 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 99 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 53 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 63 pacientë, Mjekimi Intensiv-COVID, 7 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive, Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 102 pacientë: 2 në gjendje të rënduar, 61 të konfirmuar pozitivë, 61 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 19 pacientë, Spitali i Gjakovës, 16 pacientë, Spitali i Pejës, 32 pacientë, Spitali i Gjilanit, 21 pacientë, Spitali i Ferizajt, 8 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë.