23 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

06.09.2022

Më 6 shtator 1999 është data kur Policia e Kosovës filloi ekzistencën e saj si institucion i sigurisë në vend. Aso kohe Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri (OSBE) në pajtim me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara kishte vendosur që të bëjë hapjen e shkollës policore, ku edhe nisi trajnimi i kandidatëve të parë për […]

23 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Më 6 shtator 1999 është data kur Policia e Kosovës filloi ekzistencën e saj si institucion i sigurisë në vend.

Aso kohe Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri (OSBE) në pajtim me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara kishte vendosur që të bëjë hapjen e shkollës policore, ku edhe nisi trajnimi i kandidatëve të parë për t’u bërë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Nga gjenerata e parë e këtij institucioni të sigurisë ishin 176 pjesëtarë, e që asaj kohe u emërtua me Shërbimi Policor i Kosovës.

LEXO EDHE:  Aksion i Policisë së Kosovës dhe Gjermanisë, shkatrrohet rrjeti ndërkombëtar i mashtrimeve në internet

Që nga themelimi e deri tani, pra brenda 23 vjete kanë rënë në detyrë 21 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, me rastin e 23 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, sot më datën 06.09.2022 në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës do të organizohet ceremoni në të cilën do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, kori diplomatik, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Etiketat