23 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

24.03.2022

Masakra në Fshatin Reçak shënoi kthesën në luftë, pasi që komuniteti ndërkombëtar humbi durimin me politikat agresive të Millosheviçit i njohur si ‘Kasapi i Ballkanit, dhe mori vendimin për intervenim ushtarak për të parandaluar eskalimin e mëtejshëm të dhunës dhe masakrave në Kosovë. Njoftimin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë Presidenti i Shteteve […]

23 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe Foto: Ilustrim

Masakra në Fshatin Reçak shënoi kthesën në luftë, pasi që komuniteti ndërkombëtar humbi durimin me politikat agresive të Millosheviçit i njohur si ‘Kasapi i Ballkanit, dhe mori vendimin për intervenim ushtarak për të parandaluar eskalimin e mëtejshëm të dhunës dhe masakrave në Kosovë.

Njoftimin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviç, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, kishte thënë Presidenti Clinton.

Operacionet e NATO-s përfunduan pas nënshkrimit të marrëveshjes tekniko-ushtarake për tërheqjen e ushtrisë dhe policisë jugosllave nga Kosova.

Në shënimin e 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të veçantë.