23 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në spitalet e Kosovës, një pacient në gjendje të rëndë

26.07.2021

Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 94 pacientë. Prej tyre, 23 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 53 me oksigjeno-terapi dhe një pacient në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 79 pacientë, 12 prej tyre me […]

23 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në spitalet e Kosovës, një pacient në gjendje të rëndë

Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 94 pacientë.

Prej tyre, 23 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 53 me oksigjeno-terapi dhe një pacient në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 79 pacientë, 12 prej tyre me COVID-19 pozitivë.

LEXO EDHE:  SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit i janë kursyer rreth 100 mijë euro

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 32 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 46 pacientë dhe Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 15 pacientë, 9 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 8 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 4 pacient dhe Spitali i Gjilanit, 9 pacientë.

Etiketat