23 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në spitalet e Kosovës, një pacient në gjendje të rëndë
Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 88 pacientë. Prej tyre, 23 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 55 me oksigjeno-terapi dhe një pacient në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 72 pacientë, 13 prej tyre me […]
Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 88 pacientë.
Prej tyre, 23 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 55 me oksigjeno-terapi dhe një pacient në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 72 pacientë, 13 prej tyre me COVID-19 pozitivë.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 29 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 42 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 17 pacientë, 10 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 7 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 4 pacientë dhe Spitali i Gjilanit, 10 pacientë.