23 mijë persona të angazhuar në zgjedhje parlamentare, KQZ nis pagesat ndaj tyre

08.11.2019

Kanë kaluar një muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku numri i anëtarëve të këshillave të vendvotimit dhe stafit teknik që janë angazhuar në këto zgjedhje është rreth 23 mijë persona. Këtë numër të personave të angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit e ka bërë të ditur, […]

23 mijë persona të angazhuar në zgjedhje parlamentare, KQZ nis pagesat ndaj tyre Foto: Ilustrim

Kanë kaluar një muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku numri i anëtarëve të këshillave të vendvotimit dhe stafit teknik që janë angazhuar në këto zgjedhje është rreth 23 mijë persona.

Këtë numër të personave të angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ndërsa për këta persona, KQZ-ja ka filluar edhe me pagesat.

Valmir Elezi për lajmi.net ka thënë se deri më tani janë dërguar për në Ministrinë e Financave listat me personat e agnazhuar në 22 komuna: Deçan, Gjakovë, Drenas, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Skenderaj, Suharekë, Vushtrri, Zubin Potok, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranilluk, Partesh dhe Kllokot.

Elezi ka thënë se mund të ndodhë që ndonjë personit të mos i transferohen mjetet për shkak të gabimeve në shënimin e numrit të llogarisë apo edhe për shkak se llogaria mund të mos jetë aktive.

“Mund të ndodhë që ndonjë personi të mos i transferohen mjetet për shkak të gabimeve në shënimin e numrit të llogarisë apo edhe për shkak se llogaria mund të mos jetë aktive. Këto raste duhet të bëjnë përmirësimet e nevojshme tek Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në komunën përkatëse ku kanë qenë të angazhuar dhe do të ridërgohen për transferim të mjeteve që u takojnë. Numri i anëtarëve të këshillave të vendvotimit dhe stafit teknik që janë angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit është rreth 23 mijë persona”, tha Elezi për lajmi.net.

Po ashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur edhe shumat e pagesave ditorë për pozitat e caktuara që kanë qenë të angazhuar në këtë proces zgjedhor.

26.50 euro është paguar në ditë çdo menaxher i Qendrës së votimit. Dhe këta do të paguhen për periudhën kohore prej tri ditësh kurse 45 euro në ditë është paguar kryesuesi i këshillit të vendvotimit për periudhën tri ditore.

Më poshtë mund të shihni dokumentin për pagesat për stafin e angazhuar në Qendrat e Votimit dhe në Vendvotime për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.