22 vjeçari që vdiq në vendin e punës, djalë i policit

I riu nga Mushtishti i Suharekës, i cili sot humbi jetën në vendin e punës, është i biri i një pjesëtari të Policisë së Kosovës.

Krenar Jemini, i lindur më 1997, ka humbur jetën në një aksident në vendin e punës në zonën e Lipjanit.

Policia e Prishtinës njoftoi se rreth orës 11:00 stacioni policor i Graçanicës ka marrë informacion për vdekjen e një personi në vendin e punës.

Rasti ka ndodhur në një kompani private ku në rrethana ende të pasqaruara një person i gjinisë mashkullore, i lindur më 1997, ka humbur jetën në vendin e punës”, njofton Zyra për Informim e Policisë në Prishtinë.

RAPORTO