22 të shëruar nga COVID-19, shkon në 403 numri i përgjithshëm

22 persona janë shëruar sot në Kosovë nga koronavirusi duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 403.

“Sot më 04 maj 2020, janë shëruar 22 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 403 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 04 maj 2020 janë testuar gjithsej 8.541 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 855 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes (1 rast i vdekjes më 03 maj në Zubin Potok).

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.