22 të shëruar dhe 4 raste pozitive me covid-19 në Kosovë

Sot më 04 maj 2020 janë testuar gjithsej 254 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej katër (4) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Rekë) dhe me nga një rast vendbanimet: Rahovec dhe Zhur-Prizren.

Sot më 04 maj 2020, janë shëruar 22 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 403 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 04 maj 2020 janë testuar gjithsej 8.541 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 855 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes (1 rast i vdekjes më 03 maj në Zubin Potok).

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.