22 mijë e 486 qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 brenda 24 ore

21.08.2021

Në Qendrat e Vaksinimit nëpër komunat e Kosovës, është duke vazhduar procesi i vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19. Sipas raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se ditëve të fundit ka interesim më të madh të qytetarëve për vaksinim kundër këtij virusi. Në raportin 24 orësh, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda […]

22 mijë e 486 qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 brenda 24 ore Foto: Ilustrim

Në Qendrat e Vaksinimit nëpër komunat e Kosovës, është duke vazhduar procesi i vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19.

Sipas raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se ditëve të fundit ka interesim më të madh të qytetarëve për vaksinim kundër këtij virusi.

Në raportin 24 orësh, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda kësaj periudhe kohore në vendin tonë janë vaksinuar 22,486 qytetarë.

Po ashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani me dozën e parë janë vaksinuar 431.967 qytetarë.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 234.731 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Ndërsa numri total i dozave të administruara është 687,553.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.486 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687.553 doza të vaksinës. Deri më sot 234.731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.