21 të shëruar dhe 37 raste pozitive me covid-19 në Kosovë

Sot janë realizuar 353 testime. Qytetarët tanë që rezultuan të infektuar me Covid-19 sot janë 37 në tërë Kosovën.

Është inkurajuese se nga disa Komuna si Malisheva, Ferizaj dhe Suhareka, si vatra te infeksionit për disa ditë, sonte nuk ka asnjë rast.

Në anën tjetër kemi 21 të shëruar dhe në total tani numri i të shëruarve shkon në 123.

Por, kemi vatra ose shtim të numrit në disa lokalitete të reja. Ata presupozohet që e kanë marrë këtë virus të paktën 2 javë më herët, pra në fillim të prillit, nga kontaktet e tyre. Masat mbrojtëse janë përnjëmend shpëtim. Distanca e ruajtur dhe me miqtë apo të afërmit është përnjëmend mbrojtje. Nuk koritemi nëse i bëjmë zakone këto rregulla shëndetësore. Përkundrazi i mbrojmë familjarët dhe miqtë.

Deri më sot specialistët kanë testuar 5009 mostra.

RAPORTO