21 raste aktive me coronavirus në Kosovë

26.10.2022

Ministria e Shëndetësisë (MSh) përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se janë 21 raste aktive me virusin COVID-19 në Kosovë. Po ashtu, nga MSH-ja kanë bërë të ditur se në 24 orët e kaluara është shënuar një rast i vdekjes. Nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,202 persona. Ministria e […]

21 raste aktive me coronavirus në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se janë 21 raste aktive me virusin COVID-19 në Kosovë.

Po ashtu, nga MSH-ja kanë bërë të ditur se në 24 orët e kaluara është shënuar një rast i vdekjes. Nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,202 persona.

Ministria e Shëndetësisë ka shtuar se brenda 24 ore janë vaksinuar 23 persona, ndërsa nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri tani janë administruar 1,836,490 doza të vaksinës.