208 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

14.05.2021

Ka rënë dukshëm numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim nga Sars-Cov-2, në kuadër të klinikave COVID të QKUK-së, por edhe spitaleve të përgjithshme. Nga raportimet e përmbledhura të datës 14 maj 2021, në tërë ShSKUK-në, janë duke u trajtuar 320 pacientë. 208 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 19 pacientë janë në gjendje të […]

208 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës Foto: Ilustrim

Ka rënë dukshëm numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim nga Sars-Cov-2, në kuadër të klinikave COVID të QKUK-së, por edhe spitaleve të përgjithshme.

Nga raportimet e përmbledhura të datës 14 maj 2021, në tërë ShSKUK-në, janë duke u trajtuar 320 pacientë.

208 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 19 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 223 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 155 pacientë, 9 prej tyre në gjendje të rënduar, 106 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 121 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 65 pacientë; Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 16 pacientë; Klinika e Pulmologjisë, 60 pacientë; Mjekimi Intensiv – COVID, 8 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive; Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë; Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 165 pacientë, 10 prej tyre në gjendje të rënduar, 102 të konfirmuar pozitivë, 98 me oksigjeno-terapi.