Konferencë 2019-ta vit i suksesshëm për Policinë, goditi 37 grupe kriminale, arrestoi 2 233 persona

Policia e Kosovës përmes një konference për media ka prezantuar të arriturat, statistikat dhe aktivitetet policore që ka zhvilluar gjatë vitit që lamë pas.

Viti 2019 u cilësua si vit i suksesshëm për këtë institucion nga Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

“Ka qenë një vit i suksesshëm, kemi bërë një punë mjaftë të madhe në parandalimin e veprave penale, kemi ofruar siguri për të gjithë qytetarëve kemi pasur një mori sfidash të cilat kemi kaluar. Konsideroj se ato sfida janë realizuar mjaftë mirë edhe në bashkëpunim me institucionet tjera, kemi arritur që të zvogëlojmë krimin, sidomos në fushën e veprave penale, kemi arritur që të merremi me shumë hetime mjaftë komplekse të veprave penale të ndryshme qoftë në fushën e terrorizmit, apo të krimeve të rënda. Kemi arritur që të organizojmë një numër të madh të trajnimeve në vend e jashtë, qoftë sjelljen e ekspertëve të ndryshëm nga institucionet e huaja. Kemi arritur që vitin e kaluar t’i kemi dy gjenerata të Akademive, kemi arritur që të shfrytëzojmë buxhetin maksimalisht në fushën e shërbimeve rrjedhëse, për blerjen e një numri të rëndësishëm të pajisjeve të PK-së dhe poashtu kemi arritur që Zyrën e Mediave ta mbështesim dhe që të kenë bashkëpunim të mediave”, tha ai, raporton EkonomiaOnline

Gjithashtu Qalaj deklaroi se policia ka trajtuar një numër të madh të lëndëve bashkë me Inspektoratin Policor.

“Viti 2019 është një nga vitet më të suksesshme të PK dhe besoj që me këtë trend do të vazhdojmë edhe këtë vit, në mënyrë që të kemi fillimisht bashkëpunimin me qytetarët dhe të ofrojmë siguri. Që në fillim të vitit kemi ndërmarrë disa hapa me ndryshimin e strukturës pastaj me plotësimin me personel dhe eprorë të këtyre njësive, në kuadër të strukturës organizative. Kemi bërë lëvizje në mjaftë eprorëve, gjithmonë duke vlerësuar në nevojat e PK-së dhe tendencën që të funksionojmë sa më mirë dhe poashtu shumë aktivitete që të ofrojmë shërbime edhe për qytetarët që vijnë nga jashtë”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Ndahen afër 2 milionë euro për kompensimin e bujqve në Kosovë

Qalaj tha se e gjithë kjo që është arritur në PK është falë një pune ekipore të përbashkët duke shtuar se të gjithë kanë arritur të kryejnë shërbime të nevojshme.

Riza Shillova, drejtor i Departamentit për Hetime tregoi statistikat e përgjithshme sa i përket veprave kriminale në fusha të ndryshme.

 “Rëndësi e veçantë i kushtohet objektivave trafikimi, korrupsionit, krimeve të rënda. Kemi rritje të veprave penale që lidhen me krimin kibernetik. Nga numri i rasteve në total 2564 i përkasin krimet me narkotik, në vitin 2019 janë godit 37 grupe kriminale, arrestuar 2233 persona dhe kanë ushtruar kallëzime penale 2133. Parandalimi dhe trafikimi me qenie njerëzore ka pas një fokus të veçantë nga ne. Janë iniciuar 131 raste të reja janë hartuar 51 plane operative janë arrestuar 205 persona dhe paraqitur 77 kallëzime penale”, tha ai.

Drejtoresha për Departamente Njerëzore, Taibe Canolli-Brajshori, tha se viti 2019 ka qenë përplot me aktivitete.

“Ka organizuar shumë aktivitete, gjatë vitit 2019 policia ka arrit ti nënshkruaj. Sa i përket çështjes së avancimit Policia e Kosovës gjatë vitit 2019 ka arrit ti promovojë 19 kolonelë, 13 nënkolonelë, 45 major dhe 59 kapiten dhe 1 rreshter. Policia e Kosovës rëndësi të veçantë i ka kushtuar çështjes së trajnimit dhe ka realizuar një numër të madh të trajnimeve. Gjatë këtij vitin Policia ka  organizuar 965 trajnime”, tha ajo.