“200 persona sa për fillim”, sot pritet zyrtarizimi i manualit për ahengje
Këngëtari kosovar dhe përfaqësuesi i departamentit të estradës, Afrim Muqiqi tha se sot pritet që Qeveria e Kosovës ta zyrtarizojë manualin e ri që të lejohen ahengjet në Kosovë me një numër prej 200 personave si pjesëmarrës. ”Falë një bashkëpunimi të mirë që e kemi bërë ne si Odë Hoteliere Turistike e Kosovës, Departamenti i […]
Këngëtari kosovar dhe përfaqësuesi i departamentit të estradës, Afrim Muqiqi tha se sot pritet që Qeveria e Kosovës ta zyrtarizojë manualin e ri që të lejohen ahengjet në Kosovë me një numër prej 200 personave si pjesëmarrës.
”Falë një bashkëpunimi të mirë që e kemi bërë ne si Odë Hoteliere Turistike e Kosovës, Departamenti i Estradës që unë e përfaqësojë më në fund kemi gjetur një bashkëpunimin edhe me institucionet tona që të lejohen edhe ahengjet me nje manual që pritet qysh nesër (sot) ne mbledhjen e qeverisë në ora 13:00 të zyrtarizohet dhe sa për fillim 200 persona janë të mjaftueshëm sa për fillim”, është shprehur Muqiqi mbrëmë.
Muqiqi duke folur në Klan Kosova për këtë manual është shprehur se momentalisht është më i mirë në rajon.
”Ky manual është më i mirë në rajon, sepse kemi dëgjuar manuale si në Maqedoni i cili është qesharak i cili lejon 100 persona në ambiente të hapura dhe lejohet vetëm nusja dhe dhëndri që të vallëzojnë dhe mysafirët vetëm të apllauzojnë”.