Herolind Bytyçi
14.05.2019, 9:06

20 vjet nga masakra e tmerrshme në Qyshk të Pejës

Masakra e Qyshkut ka ndodhur më 14 maj 1999. Në këtë masakër u vranë dhe u masakruan barbarisht 44 meshkuj.

Kjo masakër ishte vetëm njëra nga të shumtat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë. Dhjetëra pjesëtarë të grupit paramilitar i ashtuquajtur “Çakallët” janë arrestuar dhe dënuar në Beograd.

Në fshatin Qyshk është kryer një nga krimet më monstruoze nga shteti i Serbisë.

Policia dhe bandat qeveritare, pas një sulmi të egër, gjatë të cilit kanë përdhunuar gratë shqiptare dhe kanë plaçkitur gjithçka që kanë mundur të marrin me vete,kanë vrarë të paktën 44 civilë, në tri shtëpi të fshatit të cilat i kanë djegur.

LEXO PO ASHTU:  Universitetet e paakredituara kanë një vit afat të ngritin cilësinë

Fshati është rrafshuar me tokë, ndërsa nga aty janë dëbuar më shumë se 400 civilë.

Potenciali dhe kushtet që ofrojnë bizneset e Suharekës

Produktet gjithmonë janë prodhuar me një pasion të madh për luksin dhe rehatinë si dhe në përshtatje me prirjet më të fundit të dizajnit.

Me rastin e shënimit të përvjetorit të 20 të kësaj masakre mbahet akademi përkujtimore në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në ora 16:00./GazetaExpress/