19.04.2019, 15:29

20 vite nga rënia e heroit Sali Çekaj

Sot bëhen 20 vjet që nga rënia e heroit të Kosovës, Sali Çekaj.

Gjeneral Çekaj ra dëshmor në betejën e Koshares më 19 prill 1999.

Për nder të komandantit Çekaj, sot në Prishtinë po mbahet akademi përkujtimore.

Sali Çekaj ishte vrarë më 18 prill të vitit 1999, në luftën kundër okupimit serb mbi Kosovën, në betejën e lavdishme të Koshares.

Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Sali Çekaj, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i akordon titullin “Krenaria e kombit shqiptar” të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan.

Ky titull i dhurohet në shenjë të nderimit për sakrificën dhe flijimin për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

LEXO EDHE:  VV shpalos planin për Telekomin: Do ta shfuqizojmë vendimin për privatizim

Dekoratat e ndara për Agim Ramadanin, Shkëlzen Haradinaj dhe Sali Çekaj, do të dorëzohen me rastin e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të qytetit të Deçanit më 16 qershor.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.