20 persona të shëruar nga COVID-19 në Gjilan

28.04.2020

Në Komunën e Gjilanit numri i personave të shëruar nga koronavirusi ka arritur në 20. Në Komunën e Gjilanit janë 51 persona të prekur me koronavirus, ku 20 prej tyre kanë arritur që të shërohen. Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka bërë të ditur se vetëm sot në fshatin Lladovë janë dy persona […]

20 persona të shëruar nga COVID-19 në Gjilan Foto: Ilustrim

Në Komunën e Gjilanit numri i personave të shëruar nga koronavirusi ka arritur në 20.

Në Komunën e Gjilanit janë 51 persona të prekur me koronavirus, ku 20 prej tyre kanë arritur që të shërohen.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka bërë të ditur se vetëm sot në fshatin Lladovë janë dy persona të cilët kanë rezultuar negativë në testimin e parë, e po ashtu 3 në Kamenicë dhe 3 në Viti.

Sipas Ismajlit, pritet edhe testimi i dytë për këta tetë persona në mënyrë që të vërtetohet edhe shërimi i plotë i tyre.

Postimi i plotë i Ismajlit, pa ndërhyrje:

Të dashur qytetarë,

Po e fillojmë këtë ditë të mbarë, me një lajm jashtëzakonisht shpresdhënës, ku, 2 raste të prekurish me COVID-19 nga Lladova, 3 raste të Kamenicës dhe 3 raste në Viti, janë shëruar nga testi i parë, ku kanë dhënë rezultat negativ, por, pritet edhe testi i dytë i tyre në mënyrë që të vërtetohet edhe shërimi i plotë.

Ky lajm na bënë jashtëzakonisht të ndihemi mirë, dhe, me shpresë që dalë nga dalë po dalim nga kjo situatë.

Po ua bashkangjes edhe raportin në tabelë sipas rasteve me COVID-19 në Komunën e Gjilanit, ku gjithsej kemi 51 raste, nga to 20 të shëruar, 2 të vdekur, 7 në hospitalizim, dhe, 22 në vetë-izolim. Besojmë që numri i këtyre rasteve do të vazhdojë drejtë shërimit të plotë, pasi vazhdimisht janë nën mbikqyrjen e plotë të organeve të mantelbardhëve për tejkalim të kësaj gjendje.

#bashkeiadalim.