2 të vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

24.06.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,764 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 14 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë […]

2 të vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,764 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 14 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga Prizreni.

Numri total i rasteve pozitive është 107,707 raste dhe 2,256 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Pejë (4), Gjilan (3), Podujevë (2), Prishtinë (2), Lipjan (1), Vushtrri (1) dhe Rahovec (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 6 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105.280.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Mitrovicë (3), Podujevë (2) dhe Pejë (1).

Në total numri i rasteve aktive është 171./SuharekaOnline/