2 raste me COVID-19 shkuan nga Kosova në Slloveni

Në konferencën për shtyp për situatën aktuale në lidhje me COVID-19 në Slloveni, konkluzionet e deritanishme u prezantuan nga Shefi i Qendrës së Sëmundjeve Infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, Mario Fafangel.

Sipas Mario Fafangel, tiparet kryesore të situatës epidemiologjike në Slloveni është se me të dhënat e deritanishme Sllovenia ka arritur në 9.85 raste për 10,000, që është pak më poshtë se kufiri i 10 rasteve në bazë të së cilës Sllovenia vendos vendet e tjera në listën e gjelbër të vendeve të sigurta Covid-19.

Në javën e fundit, nga 29 qershori deri më 5 korrik, Sllovenia regjistroi 132 raste të infeksionit me koronavirus.

25 raste të të infektuarëve erdhën nga jashtë: 8 nga Kroacia, 7 nga Bosnja dhe Hercegovina, 4 nga Serbia, 3 nga Mali i Zi, 2 nga Kosova dhe 1 nga Kazakistani, shkruan SuharekaOnline.

12 raste të reja ishin raste kontakti të drejtpërdrejt me infeksionet e sjella nga jashtë, ndërsa 73 raste kishin të bënin me një burim lokal të infeksionit.

Mario Fafangel mbështeti prezantimin e një aplikacioni për gjurmimin e kontakteve me persona të infektuar, i cili do të ndihmojë gjithashtu epidemiologët.

Ngarkesa e punës së personelit të IKSHP tashmë ka arritur maksimumin e saj, kështu që kërkohen kapacitete organizative shtesë.

Aplikacioni gjithashtu do të ndihmojë popullatën pasi qytetarët mund ta përdorin për qëllime parandaluese.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.