2 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 108 në tërë Kosovën

14.07.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus. Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve […]

2 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 108 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë (3), Podujevë (2), Gjilan (1), Vushtrri (1) dhe Fushë Kosovë (1).

Po ashtu, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.495 raste.

Kurse numri i rasteve aktive është 108, prej tyre 2 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,867 raste nga 693,580 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,264 raste të vdekjes.