2.993 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

08.09.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 14.204 raste nga 54.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes. IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.993. Gjithashtu, kanë […]

2.993 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 14.204 raste nga 54.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.993.

Gjithashtu, kanë filluar të kthehen shërbimet në Klinikat universitare të Kosovës.

Që nga sot Klinika e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të rikthej shërbimet në ambulance specialistike.

Këto shërbime po rikthehen pas disa muajve të punës me staf e program të reduktuar për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.

Gjithashtu dje në komunën e Suharekës sipas IKSHPK-së është identifikuar një rast pozitiv me COVID-19, në fshatin Reçan.