2.951 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

09.09.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 14.301 raste nga 54.924 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes. IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.951. Ndryshe, gjatë […]

2.951 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 14.301 raste nga 54.924 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.951.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 481 persona, prej të cilëve kanë rezultuar 97 raste pozitive me COVID-19.

Pas më shumë se 4 muajsh Kosova ka regjistruar ditën e parë pa asnjë viktimë prej coronavirusit. Ndërkohë 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 139 pacientë.

Nga 97 rastet e rezultuara pozitive gjatë 24 orëve të fundit IKSHPK ka bërë të ditur një rast pozitiv i cili është identifikuar në Komunën e Suharekës, nga fshati Gelancë.