2.877 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

10.09.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 14.377 raste nga 55.513 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 574 raste të vdekjes. IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.926 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.877. Gjithashtu nga […]

2.877 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 14.377 raste nga 55.513 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 574 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.926 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.877.

Gjithashtu nga IKSHPK është bërë e ditur se në Komunën e Suharekës dje kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 tre persona, dy nga Suhareka dhe një në fshatin Leshan.