2.832 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Sipas IKSHPK-së nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 14.446 raste nga 56.045 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Vetëm dje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me virusin Korona 69 persona nga 532 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Në Komunën e Suharekës dje janë identifikuar 3 raste pozitive me COVID-19, të cilat janë nga fshatrat: Gelancë, Semetisht, Studençan, raporton SuharekaOnline.

Nga COVID-19 deri më tani janë regjistruar 581 raste të vdekjes, kurse numri i rasteve aktive me virusin Korona është 2.832.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.