197 të shëruar dhe 20 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

05.06.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.066 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 20 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk […]

197 të shëruar dhe 20 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.066 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 20 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107,486 raste dhe 2,244 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103,908 raste.

Rastet pozitive janë nga komunat: Mitrovicë (8), Prishtinë (5), Skenderaj (2), Podujevë (1), Pejë (1), Ferizaj (1), Vushtrri (1), Lipjan (1).

Të shëruarit janë nga këto komuna: Prishtinë (99), Fushë Kosovë (17), Gllogoc (10), Skenderaj (9), Lipjan (9), Prizren (6), Mitrovicë (6), Gjilan (5), Malishevë (5), Podujevë (5), Rahovec (4), Vushtrri (3), Klinë (3), Pejë (3), Leposaviq (2), Suharekë (2), Deçan (2), Novobërdë (1), Dragash (1), Shtime (1), Kamenicë (1), Ferizaj (1), Viti (1), Gjakovë (1).