Në vendin tonë po vazhdon rënia e numrit të rasteve pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 196 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total dy raste aktive me COVID-19, fatmirësisht dje nuk është regjistruar asnjë rast i ri me këtë virus në komunën tonë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë regjistruar 4 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 49 qytetarë.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 3, Shtime 1.

Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë 15, Prizren 9, Vushtrri 7, Kamenicë 4, Gllogoc 2, Obiliq 2, Pejë 2, Mitrovicë 2, Fushë Kosovë 2, Suharekë 2, Dragash 1, Skenderaj 1.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 268,537.

Në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.791 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 105.060 doza të treta dhe 1,749 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.