196 pacientë po trajtohen për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës

24.09.2020

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithsej 196 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës, prej tyre 110 janë të konfirmuar se janë pozitivë me COVID-19. Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 118 pacientë janë me oksigjenoterapi, prej tyre 3 në respiratorë dhe 8 […]

196 pacientë po trajtohen për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithsej 196 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës, prej tyre 110 janë të konfirmuar se janë pozitivë me COVID-19.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 118 pacientë janë me oksigjenoterapi, prej tyre 3 në respiratorë dhe 8 me CPAP maskë.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 49 pacientë, prej tyre 24 me oksigjenoterapi, 1 në respirator dhe 2 me CPAP maskë.

Në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar gjithsej 88 pacientë për COVID-19.

Më së shumti po trajtohet në Spitalin e Prizreni, ku gjithsej janë duke u trajtuar 26 pacientë.