195 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

28.07.2021

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive është 195. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,613, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,265 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës […]

195 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive është 195.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,613, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,265 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës.

Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.