182 të shëruar dhe 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

03.06.2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e virusit SARS-COV-2. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 12 raste të reja të infektuara me këtë virus. Brenda 24 ore janë kryer 2,676 teste, ndërsa gjithsej teste të kryera janë 619,091. Një informatë e tillë është bërë e ditur nga Ministria […]

182 të shëruar dhe 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e virusit SARS-COV-2.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 12 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Brenda 24 ore janë kryer 2,676 teste, ndërsa gjithsej teste të kryera janë 619,091.

Një informatë e tillë është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja janë nga këto komuna: Prishtinë (4), Vushtrri (3), Pejë (2), Ferizaj (1), Malishevë (1) dhe Gllogoc (1).

Gjatë 24 orëve janë shëruar 182 pacientë, ndërsa numri total i të shëruarve nga COVID-19 në Kosovë është 103.564.

Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1.652. Kurse numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë êshtë 107,459.