180 inspektorë komunalë në aksion, 500 deri 8000 euro gjobat

Kolegjiumi i Inspeksionit në Asociacionin e Komunave të Kosovës, përmes koordinimit të vazhdueshëm virtual, ka angazhuar rreth 180 inspektorë komunalë në aksionin lidhur me zbatimin e masave për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

Në çdo shkelje, do të veprohet sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, ku gjobat janë të larta edhe për personat fizik edhe për ata juridik (500 deri në 8.000 euro varësisht shkeljes).

Secila Komunë po e jep maksimumin për minimizim të numrit të të infektuarve dhe për kthim në normalitet. Por, kjo nuk mjafton pa ndihmën e qytetarëve! Ndihma më e madhe që mund t’i jepni institucioneve sot, është të kujdeseni për veten dhe të tjerët!

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.