Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 13.120 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 1,891 raste pozitive.

lajm në zhvillim

Suharekë, konfirmohen 16 raste me COVID-19, dy raste te fëmijët nga 10-19 vjet

15:30 Prej 18 rasteve të reja me COVID-19 në Suharekë, 10 prej tyre janë femra dhe 6 meshkuj.

Sipas grupmoshave rastet pozitive me Sars-CoV-2 në Suharekë janë: 1 nga 60-69 vjeç, 2 nga 50-59 vjeç, 3 nga 40-49 vjeç, 4 nga 30-39 vjeç, 4 nga 20-29 vjeç dhe 2 nga 10-19 vjeç.

Një e vdekur nga COVID-19 në Suharekë

15:19 Përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 18 raste të vdekjes nga COVID-19, prej tyre një rast në Komunën e Suharekës.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se viktima e COVID-19 nga Suhareka, është një femër, grupomsha 80-++ vjeç.

15:15 Disa nga vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë  396, Prizren  202, Gjakovë  114, Gjilan  100, Ferizaj  95, Mitrovicë  94, Klinë  80, Fushë Kosovë  70, Gllogoc  68, Pejë  59, Podujevë  57, Malishevë  57, Deçan  48, Viti  43, Shtime  36, Vushtrri  33, Kaçanik  31, Obiliq  25, Skenderaj  25, Kamenicë  23, Rahovec  23, Istog  22, Gadime e Epërme  17, Suharekë  16, Lipjan 15, Hani i Elezit  11, Dragash  10.

Rastet e vdekjes nga COVID-19 janë nga këto vende: Prizren  3, Gjakovë  3, Pejë  2, Gjilan  2, Prishtinë  2, Deçan  1, Lipjan 1, Istog  1, Suharekë  1, Podujevë  1, Klinë  1.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 1.483 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 112.883.

Në total numri i rasteve aktive është 25.797.

Ndryshe në 24 orët e fundit janë dhënë 15.967 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794.812 doza të vaksinës. Deri më sot 267.979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.