18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Çlirim Gashi

02.06.2021 / Lajme

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e virusit SARS-COV-2.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 18 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Brenda 24 ore janë kryer 2,325 teste, ndërsa gjithsej teste të kryera janë 616,415.

Një informatë e tillë është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja janë nga këto komuna: Gjakovë (4), Mitrovicë (4), Pejë (2), Prishtinë (2), Malishevë (1), Shtime (1), Prizren (1), Fushë Kosovë (1), Vushtrri (1) dhe Podujevë (1).

Gjatë 24 orëve janë shëruar 239 pacientë, ndërsa numri total i të shëruarve nga COVID-19 në Kosovë është 103,143.

Ndërsa numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë êshtë 107,447.

LEXO EDHE:  Vetëm 2 raste aktive me COVID-19 në Komunën e Suharekës
RAPORTO