177 të shëruar dhe 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

177 të shëruar dhe 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Çlirim Gashi

01.06.2021 / Lajme

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e virusit SARS-COV-2.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe  19 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Një informatë e tillë kësaj rradhe është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja janë nga këto komuna: Prizren (4), Lipjan (3), Prishtinë (3), Pejë (3), Ferizaj (2), Kaçanik (1), Istog (1), Mitrovicë (1), Gjilan (1).

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2318 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 67.094 doza të vaksinës.

LEXO EDHE:  Ministria e Shëndetësisë publikon vendimin me të gjitha masat e reja anti-COVID që hyjnë në fuqi sot

Nga 2733 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 177 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.143.

Në total numri i rasteve aktive është 2.043.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: LINK

Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

RAPORTO