177 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
- 29.06.2022
- 0 komente
177 raste të reja të infektimit me coronavirus janë konfirmuar të mërkurën në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 986 testime, ndërsa janë shëruar 13 pacientë.
Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë i vdekur.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 486.
MSh njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 70 persona.
Numri i të vaksinuarve me dy dozat deri tani është 823.716, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 103.203.
Ndërkaq, numri total i dozave të administruara që nga fillimi i pandemisë është 1.830.533.

KOMENTE0
Leave a Reply