17,448 foshnje u lindën brenda 5 viteve në spitalin rajonal të Prizrenit

06.10.2020

Agjencia e Statistikave në Kosovë  ka publikuar statistikat për vitin 2019 sa i përket shëndetësisë në sektorin publik dhe sektorin privat. Sipas statistikave në të cilat u krahasua numri i lindjeve nga 2015-2019 bëhet e ditur se në vitin 2016 numri i lindjeve ishte më i lartë se vitet tjera, 23,261 foshnje, transmeton SuharekaOnline. Gjithashtu, […]

17,448 foshnje u lindën brenda 5 viteve në spitalin rajonal të Prizrenit Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave në Kosovë  ka publikuar statistikat për vitin 2019 sa i përket shëndetësisë në sektorin publik dhe sektorin privat.

Sipas statistikave në të cilat u krahasua numri i lindjeve nga 2015-2019 bëhet e ditur se në vitin 2016 numri i lindjeve ishte më i lartë se vitet tjera, 23,261 foshnje, transmeton SuharekaOnline.

Gjithashtu, duke krahasuar edhe Spitalet Rajonale, Spitali i Prizrenit prinë i pari po thuajse çdo vit, pas QKUK-së.

Nga viti 2015 deri në vitin 2019 në Spitalin Rajonal të Prizrenit u lindën 17,448 foshnje.