17 të shëruar nga COVID-19, shkon në 249 numri i përgjithshëm

29.04.2020

17 persona janë shëruar sot në Kosovë nga koronavirusi duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 249. “Sot më 29 prill 2020, janë shëruar edhe shtatëmbëdhjetë (17) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. Numri i […]

17 të shëruar nga COVID-19, shkon në 249 numri i përgjithshëm Foto: Ilustrim

17 persona janë shëruar sot në Kosovë nga koronavirusi duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 249.

“Sot më 29 prill 2020, janë shëruar edhe shtatëmbëdhjetë (17) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e katërdhjetë e nëntë (249) raste.

Nga data 08 shkurt deri më 29 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 7.180 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e nëntëdhjetë e nëntë (799) raste, ndërsa gjithsej njëzet (22) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.