165 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 11 në Prizren

165 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 11 në Prizren
Çlirim Gashi

27.05.2021 / Lajme

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se sot në spitalet rajonale dhe klinikat COVID të QKUK’së janë duke u trajtuar 165 pacientë nga COVID-19.

Sipas SHSKUK’së, 74 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2, ndërsa 5 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe dhe 126 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 101 pacientë: 4 pacientë janë në gjendje të rënduar, 81 janë të konfirmuar me Sars Cov-23, 8 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 32 pacientë, 4 janë në gjendje të rëndë, Klinika e Pulmologjisë, 65 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 64 pacientë: 36 të konfirmuar pozitivë, 45 me oksigjeno-terapi.

LEXO EDHE:  ShSKUK: 63 pacientë po trajtohen nga COVID-19 në klinika dhe spitale

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 11 pacientë, Spitali i Gjakovës, 10 pacientë, Spitali i Pejës, 21 pacientë, Spitali i Gjilanit, 11 pacientë, Spitali i Ferizajt, 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë.

RAPORTO