16 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 1.652 në tërë Kosovën

16 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 1.652 në tërë Kosovën
Çlirim Gashi

04.06.2021 / Lajme

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 12 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, njëherish është edhe dita e 8-të radhazi që nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me këtë virus në këtë komunë, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 182 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103,564 raste.

Numri total i rasteve pozitive është 107,459 raste dhe 2.243 raste të vdekjes.

Kurse numri i rasteve aktive është 1.652, prej tyre 16 në Komunën e Suharekës.

RAPORTO