16 policë vdiqën nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

16 policë vdiqën nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë
Çlirim Gashi

13.03.2021 / Lajme

Derisa, institucionet kompetente kanë marrë vendime të ndryshme për parandalimin e shpërndarjes së virusit covid-19, tash e një vit pjestraët e Policisë së Kosovës vazhdojnë të mbajnë barrën për të siguruar respektimin e këtyre masave.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë është 1 mijë e 560 zyrtarë policorë janë infektuar, ndërsa 16 prej tyre kanë humbur jetën.

Sipas Policisë së Kosovës, nga zyrtarët e infektuar me covid-19, 117 janë raste aktive.

Referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës, si dhe referuar planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus të ri COVID-19, Policia e Kosovës  ka hartuar me kohë urdhrin operativ  policor  të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19”

Me qëllim të mbrojtjes së zyrtarëve policor gjatë përballjes me pandeminë, Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa veprime.

“Policia e Kosovës me qëllim të mbrojtjes të të gjithë zyrtarëvë policorë në lidhje me situatën rreth koronavirusit ka ndërmarrë masat të menjëhershme përmes aktiviteteve nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë  siç janë: (Dezinfektimi, Dezinsektimi dhe Deratizimi) në objekte policore duke përfshirë pikat kufitare dhe stacionet policore dhe si dhe me qëllim të vetëdijësimit dhe informimit ka përgatitur postera, broshura me këshilla mjekësore si dhe ka mbajtur disa ligjërata informuese për pjesëtarët e policisë rreth parandalimit dhe ruajtjes së shendetit për pjesëtaret e saj. Poashtu ka shpërndarë maska dhe dezinfektues për rajonet e njësitet e saja policore”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për lajmi.net.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për lajmi.net se që nga muaji gusht i vitit 2020, kur hyri në fuqi ligji për parandalimin e covid-19, e deri më 08 mars,  nga policët në terren janë shqiptuar 145 mijë e 772 gjoba për moszbatim të masave ndaj pandemisë Covid-19.

Kurse, që nga fillimi i pandemisë, Policisë së Kosovës i janë shtuar 200 kadetë.

RAPORTO