157 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 25 në Prizren

18.05.2021

Bazuar në raportet nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjthshme, të shtrirë si pasojë e COVID-19, janë në trajtim 271 pacientë. 157 janë të konfirmuar me COVID-19, 14 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 190 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 153 pacientë: 9 pacientë janë në […]

157 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 25 në Prizren Foto: Ilustrim

Bazuar në raportet nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjthshme, të shtrirë si pasojë e COVID-19, janë në trajtim 271 pacientë.

157 janë të konfirmuar me COVID-19, 14 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 190 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 153 pacientë: 9 pacientë janë në gjendje të rënduar, 86 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 113 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 55 pacientë, Klinika Infektive II (mjekësia sportive), 14 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 66 pacientë, Mjekimi Intensiv-COVID, 9 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 118 pacientë: 5 në gjendje të rënduar, 71 të konfirmuar pozitivë, 77 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 25 pacientë, Spitali i Gjakovës, 17 pacientë, Spitali i Pejës, 31 pacientë, Spitali i Gjilanit, 23 pacientë, Spitali i Ferizajt, 9 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë.