1500 specializantë i shtohen sistemit shëndetësor në Kosovë

22.10.2020

I pari i Qeverisë, Avdullah Hoti ka vizituar ministrinë e Shëndetësisë, ku është pritur nga ministri Armend Zemaj, vizitë kjo që ka të bëjë me përmbylljen e procesit të ndarjes së rreth 1 mijë e 500 specializimeve në lëmi të ndryshme mjekësore. Kryeministri Hoti ka thënë se është i nderuar që po promovojmë punën për zgjedhjen […]

1500 specializantë i shtohen sistemit shëndetësor në Kosovë Foto: Ilustrim

I pari i Qeverisë, Avdullah Hoti ka vizituar ministrinë e Shëndetësisë, ku është pritur nga ministri Armend Zemaj, vizitë kjo që ka të bëjë me përmbylljen e procesit të ndarjes së rreth 1 mijë e 500 specializimeve në lëmi të ndryshme mjekësore.

Kryeministri Hoti ka thënë se është i nderuar që po promovojmë punën për zgjedhjen e specializimeve për të krijuar kapacitete në institucioneve tona.

“Po krijojmë baza të mira për planifikim për sektorin e shëndetësisë”, tha Hoti.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se janë fokusuar në zgjedhjen e specializimeve që i munguan Kosovës.

“Sot i shtohen edhe 1500 specializantë. Ne u fokusuam në zgjedhjen e specializantëve që i mungoi Kosovës për 5 vjet. Duke falënderuar Qeverinë për mjekët e rijnë, do të shtohen edhe 400 mjekë të tjerë meqë është rrumbullakosur numri 1500 specializantë. Mbi 400 do të financohen nga Ministria e shëndetësisë. Qindra mjekë të diplomuar e kanë pritur këtë vendim”, tha Zemaj.

Ministria Zemaj theksoi se çdo vit do të hapë  konkurs për specializantë.