15 vjet nga koalicioni i parë PDK-LDK

09.01.2023

Më 9 janar 2008 ishte formuar koalicioni qeveritar mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës me kryeministër Hashim Thaçin. Qeveria përbehej nga kryeministri, dy zëvendëskryeministra dhe 17 ministra. Qeveria ishte formuar pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, ku Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pati fituar 34% të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës […]

15 vjet nga koalicioni i parë PDK-LDK Foto: Ilustrim

Më 9 janar 2008 ishte formuar koalicioni qeveritar mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës me kryeministër Hashim Thaçin.

Qeveria përbehej nga kryeministri, dy zëvendëskryeministra dhe 17 ministra. Qeveria ishte formuar pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, ku Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pati fituar 34% të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mori 23% të votave, Aleanca Kosova e Re (AKR) 12% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) fituan nga 10%, Partia Reformiste (ORA) 4% dhe Partia e Drejtësisë (PD) 2%. Të trembëdhjetë partitë minoritare morën gjithsej 5% të votave.

Qeveria ishte fokusuar në pavarësi dhe kushtetutë, kurse paritë politikë respektuan përkushtimin e tyre për të mbetur të bashkuara në periudhën mes deklaratës së pavarësisë dhe futjes në fuqi të kushtetutës. Vëmendja e tyre filloi të zhvendoset kur në muajin prill Qeveria prezantoi strategjinë 2008-2011.

Partitë politikë opozitare kishin qëndrime më kritike ndaj Qeverisë. Qeveria kishte themeluar një komision për monitorimin e implementimit të ligjeve, i cili udhëhiqej nga zëvendëskryeministri. Në prill (2008) kryeministri prezantoi para Kuvendit raportin për 100 ditët e Qeverisë dhe programin e Qeverisë 2008-2011, kurse në korrik të 2008, Qeveria filloi të lëshojë pasaportat e Kosovës.

Në shtator, presidenti dhe kryeministri ishin pajtuar për të caktuar dhjetë përfaqësuesit e parë diplomatikë në disa prej vendeve që kishin njohur pavarësisë së Kosovës.

Sipas raportit të progresit për vitin 2008, qeverisja lokale ishte forcuar deri diku. Në qershor ishte futur në fuqi legjislacioni i ri për kufijtë administrativ komunal, vetëqeverisjen lokale dhe financat lokale qeveritare dhe decentralizimin. Përparimi i reformës për vetëqeverisje dhe rritja e kapacitetit administrativ për të lehtësuar decentralizimin ishin prioritetet kryesore në Partneritetin Evropian për Kosovën.

Sidoqoftë, fokusi i qeverisë në çështjet që kanë të bëjnë me pavarësinë e mbajten atë larg prej adresimit të çështjeve të tjera. Qeveria ishte ballafaquar me disa vështirësi në prezantimin dhe koordinimin e prioriteteve të saj strategjike.

Kuvendi, përfshirë anëtarët e koalicionit qeverisës, kundërshtuan programin e Qeverisë 2008-2011. Në disa zona me shumicë serbe, Qeveria kishte autoritet të kufizuar në polici, gjykata, dogana, transport, kufij dhe trashëgiminë serbe.

Komunat në veri të Kosovës patën filluar të implementojnë legjislacionin serb për qeverisje lokale. Një numër i qytetarëve të Kosovës mbështeten në shërbimet e tyre si, dokumentet e udhëtimit, edukimin.

Në qershor, Qeveria vendosi të zgjerojë mandatin e kryetarëve në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, Shtërpcë, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të UNMIK-ut për të mos i validizuar rezultatet e zgjedhjeve lokale serbe, të mbajtura në maj të vitit 2008 në Kosovë.

Rikonfigurimi i ngadalshëm i UNMIK-ut ka çoi në disa paqartësi në disa fusha si te kompetencat e qeverisë (gllabërimi i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit).

Efektiviteti i pjesëmarrjes se Qeverisë në forume regjionale dhe ndërkombëtare ishte i kufizuar nga fakti që legjitimiteti i saj është i kontestuar nga vendet që nuk e kanë njohur. Deklarimet për ndërhyrje politike në përzgjedhjen dhe caktimin e një numri për pozitat e rëndësishme (bordet e ndërmarrjeve publike) ndikuan në kredibilitetin e qeverisë, thuhej në raport.

Më tej në raport theksohej se lajmërimet e parakohshme për regjistrimin e popullatës dhe dorëzimi i parakohshëm në Kuvend i shqyrtimit të buxhetit të mesit të vitit, bie ndesh me dispozitat e kushtetutës.

Megjithatë, më 17 shkurt 2008, ligjvënësit e Kosovës do të kryenin një akt historik me një rëndësi të madhe jetike për fatet e vendit; nënshkruan dhe miratuan solemnisht Deklaratën e Pavarësisë. Kjo datë shënon padyshim një nga ditët më me vlerë në historinë e shtetit./kp/